Orban: Udhëheqës të Bashkimit Evropian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë time
Orban: Udhëheqës të Bashkimit Evropian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë time
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pretendon se udhëheqës të Bashkimit Evropian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë e tij.
“Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Partive Popullore Evropiane kanë deklaruar se duan një qeveri tjetër. Ata po ashtu janë shprehur se kush duhet të qeverisë në të ardhmen, si të thuash, një qeveri miqësore me Brukselin, sepse kjo qeveri sovrane nuk është e mirë për ta.”, tha ai duke folur për median shtetërore hungareze.
Kryeministri hungarez po përballet me izolim në rritje nga BE-ja, për shkak të qëndrimit të tij mbi luftën në Ukrainë dhe akuzave se qeveria hungareze, nën drejtimin e tij, ka kufizuar vazhdimisht parimet dhe të drejtat që garantojnë një shtet demokratik. Sipas Orban, objektivat më të rëndësishme të Brukselit, të cilat Hungaria nuk i mbështet, janë shkaku i konflikteve të tanishme. Kujtojmë se Hungaria mban radhën e presidencës së Bashkimit Evropian.