Osmani: E ardhmja evropiane është ambicia jonë

Osmani: E ardhmja evropiane është ambicia jonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe një herë ka ripërsëritur se, si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane.

Omani në rrjetin social Facebook, ka shkruar po ashtu se, e ardhmja evropiane është ambicia jonë. Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim. Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka shkruar ajo mes tjerash.

“E ardhmja evropiane është ambicia jonë. Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim. Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane. Ndërkohë që jemi një hap më afër regjimit pa viza, i inkurajova edhe një herë partnerët tanë evropianë që ky proces të përfundojë dhe të ecim përpara, së bashku”, ka shkruar Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button