Osmani e pret në takim presidentin slloven Bahor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po qëndron sot për vizitë në Kosovë.
Ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para pak minutash, ndërsa në orën 11:20 pritet që të takohet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin slloven në kuadër të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin Ferenc Kajari.








