Osmani: Familjarët presin informata zyrtare

Sipas informacioneve të mjekëve, të lënduarit nga aksidenti i autobusit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Një pjesë e operacioneve kanë përfunduar, disa do të përfundojnë sot, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani para Spitalit Pirogov në Sofje.

Osmani në deklaratën e sotme për media deklaroi se me plotë të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.

“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim…Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani për të shtuar se po punohet për identifikimin dhe transferimin më të shpejtë të viktimave në Shkup.

 

LEXO EDHE:

Back to top button