fbpx

Osmani fton shqiptarët të ‘votojnë shqip’ në zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit e të votojnë masivisht.

Ajo ka thënë se shqiptarë atje kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO.

“Me votën tuaj për përfaqësuesit shqiptar, të partive shqiptare, më 30 gusht do të forconi më tej praninë tuaj në jetën publike të Malit të Zi dhe do ta ridëshmoni rolin tuaj historik në ndërtimin e jetës institucionale dhe në stabilitetin e këtij vendi dhe do të kontribuoni në krijimin e paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Në zgjedhjet e 30 gushtit, ju ftoj të #votonishqip!”, ka shkruar Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button