Osmani: Javën që vjen do të zyrtarizohet shumica e re parlamentare

Shumica e re e qëndrueshme në Kuvend është e padiskutueshme dhe ajo do të shpallet javën e ardhshme, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

“Shumica e re e qëndrueshme është absolutisht e padiskutueshme dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim. Rruga drejt asaj mazhorance të re është alternativa, ka disa opsione për atë mazhorancë të re dhe në momentin që ato bisedime dhe negociata po zhvillohen për të arritur në atë shumicë. E përsëris, është shumë e rëndësishme që forcat politike racionale, qoftë edhe deputetë, kanë vendosur në këtë moment që të mos e kthejnë vendin në pjesë të problemit, por në zgjidhjen e perspektivës sonë europiane. Ne presim që ato bisedime të përfundojnë dhe besoj se javën e ardhshme do të kemi një shumicë stabile që do të fillojë të merret me sfidat dhe mundësitë që ka Qeveria”, u shpreh Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button