Osmani në takim me kryetarin e KQZ-së, kërkon ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor

Osmani në takim me kryetarin e KQZ-së, kërkon ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, ku kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas telasheve të vazhdueshme me të cilat është përballur komisioni. “Presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi”, tha Presidenca në një njoftim në Facebook. Vonesat në fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe problemet e njëpasnjëshme me faqen e KQZ-së, softueri i së cilës për raportimin e rezultateve ra nga sistemi vazhdimisht, kanë ngritur dyshime për integritetin e procesit zgjedhor. Presidenca tha se Radoniqi sqaroi para presidentes Osmani se KQZ-ja i ka njoftuar “menjëherë” institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve. “Njëkohësisht, presidentja është njoftuar nga Radoniqi se KQZ-ja, është duke punuar për të garantuar që çdo votë e dhënë për partitë politike të konfirmohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve”, thuhet në njoftim./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button