Osmani: Nëse ka propozim të pranueshëm për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, do ta njoftojmë opinionin
Osmani: Nëse ka propozim të pranueshëm për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, do ta njoftojmë opinionin
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përsëriti qëndrimin e tij se në rast të një marrëveshjeje me Bullgarinë, të pranueshme për të dyja palët, do ta informojë opinionin dhe deputetët.
“Në momentin që do të kemi një dokument, i cili do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët, para se të jepet miratimi nga ne, fillimisht do të informojmë Parlamentin dhe mediat. Korniza e negociatave duhet të miratohet në Kuvend, por çështjet e tjera bilaterale, mbetem në atë sedo të njoftohen deputetët, qoftë në seancë plenare apo në Komisionin për Politikë të Jashtme”, tha Osmani.








