Osmani optimist: Maqedonia ka edhe një shans për epilog pozitiv në Samitin e BE-së

Ministri i punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbetet optimist për një vendim pozitiv për Maqedoninë në Këshillin e BE-së. Pas takimit me Ministren e Jashtme të Suedisë, An Linde, Osmani i bëri thirrje Bullgarisë që të zhbllokojë procesin integrues të vendit në Samitin e Liderëve të BE-së i cili duhet të mbahet më 24 dhe 25 qershor.

Unë shpresoj që Bullgaria do të shfrytëzon edhe këto ditët e mbetura për të reflektuar për këtë qasje të sinqertë që kemi ne, për të adresuar aspektet të cilat na dallojnë dhe ndajnë, por nëse jo ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se stafeta veç më 20 vjeçare ti dorëzohet Sllovenisë dhe të bëjmë përpjekje për të nisur procesin në kuadër të presidencës sllovene -tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Nga VMRO-DPMNE thonë se bllokimi i Bullgarisë dëshmon mashtrimin e Qeverisë se vendi do të marrë datën për fillim të negociatave me BE-në.

Dëshpërim shtesë për opinionin në Maqedoni është që Qeveria jonë para tre viteve manipulonte se tashmë kemi marrë datë për negociata, por duket se jemi larg nga ai vendim pozitiv. Nëse Bashkimi Evropian vazhdon në këtë mënyrë të punojë vlerësoj se edhe ajo, në vetë rajonin do ta humbë kredibilitetin e saj për shkak se që nga viti 2009 kemi rekomandim për negociata ndërsa BE nuk arrin të sigurojë konsensus që të fillojnë ato negociata – deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Milloshovski shtoi se kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë mund të zgjidhet sipas shembullit të Sllovenisë dhe Kroacisë, pra çështjet bilaterale të mos përfshihet në kornizën negociuese.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button