Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritet për popullin e Turqisë pas sulmit të sotëm në Ankara. Osmani ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur, të cilët mbetën të lënduar pas sulmit.
“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani në “X”.








