Osmani: Pres që BE dhe NATO t’i përgjigjen kërcënimit të Vuçiq

Ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një konflikt me Kosovën, të ngjashëm me atë në Nagorno-Karabak.
Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që t’i përgjigjen këtij kërcënimi.
“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiqi”, shkruan Osmani në Twitter.
I expect the European Union & NATO to respond to this threat for a violent war, made by Vucic. https://t.co/Pcalosdf9x
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 12, 2020
Në lidhje me: Vuçiq krahason Kosovën me Nagorno-Karabak: Një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzojë në katastrofë
Ndryshe, presidenti i Serbisë paralajmëroi sot në mëngjesin ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.