Osmani: Të lënduarit për 1-2 ditë do të transferohen në Shkup

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë të organeve shëndetësore bullgare.

Siç deklaroi Osmani pas vizitës së tij në spitalin Pirogov në Sofje, të shtatë të mbijetuarit e hospitalizuar të autobusit janë kujdesur dhe stabilizuar me kohë. Ata pritet që brenda një ose dy ditësh të transferohen në Shkup.

“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë dërguar me kohë në spital, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.

Ai ndodhet në Sofje pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button