Pa luajtur fare, vendos 2 rekorde të pabesueshme

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi. Gjithsesi, numri 5 në botë ka vendosur dy rekorde të jashtëzakonshme, që konfirmojnë se ai mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori.

- Advertisements -

Nadal ka arritur kuotën e 6000 ditëve në “Top-10” tenistët më të mirë në botë. Hera e parë që spanjolli ka hyrë ndër 10 më të mirët në botë ka qenë prilli 2005. Që nga ajo kohë, ai nuk ka zbritur asnjëherë nga kjo renditje.

Rafael Nadal mban edhe rekordin e javëve radhazi në “Top-10”, me 836 javë radhazi, që do të thotë që spanjolli ndodhet në “Top-10” më të mirët në botë prej 16 vitesh.

LEXO EDHE:

Back to top button