Pacientët që vuajnë nga sëmundja e veshkëve, kanë telashe me terapitë

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e veshkëve, kanë telashe me terapitë

Gazetar: Adnan Qaili

Pacientët me sëmundje të veshkave përveç hemo-dializës që e kanë të mbuluar nga fondi, një pjesë të terapisë tabletare duhet ta paguajnë privatisht nga që disa barna të domosdoshëm nuk janë në listën pozitive. Kjo sëmundje kronike që ka prekur çdo të 10-tin person në vend, sipas nefrologëve ka ardhur si pasojë e diabetit dhe hipertensionit, por që në fazën finale për filtrim të gjakut janë rreth 1,500 pacientë të cilët janë të varur prej aparateve. Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë tha se kanë siguruar një fond të posaçëm prej 7 milion den. në vit për të mbuluar disa nga barnat vilate që nuk janë në listë pozitive.

“Ende ka hapësirë për përmirësim në pjesën e barnave që i marrin pacientët dhe përpiqemi që edhe ata të jenë në listë pozitive, pasi që një pjesë e atyre ilaçeve mbulohen por nuk janë në listën pozitive. Klinika merr buxhet të kushtëzuar për të siguruar mjetet përmes Fondit të sigurimit shëndetësor dhe të gjitha i shpërndajmë te pacientët që kanë nevojë”, tha Irena Rambabova Busletiq, Drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë.

Në rang botëror ekzaminimet tregojnë se rreth 10% e popullsisë së rritur në gjithë globin është e prekur nga sëmundjet e veshkëve. Kjo nënkupton se çdo i dhjeti pacient ka dobësim të këtyre organeve vitale.
Andaj organizata të ndryshme thonë se përpiqen në metoda inovative të ndihmojnë medicinën, pacientët.

“Gjatë procesit të digjitalizimit të dializës ta shfrytëzojmë inteligjencës artificiale për parandalimin e trombozës së arterieve dhe venave, e cila do të ishte problem serioz për pacientët me dializë dhe me këtë projekt përpiqemi të parandalojmë problemet e dializës që është jetik për këta të sëmurë kronik dhe njëkohësisht të evitohen intervenimet me operacione që do ishte ngarkesë për ta dhe sistemin”, u shpreh Dimitar Klisarovski, Organizator i konferencës “Sëmundjet kronike të veshkave”.

Sipas të dhënave zyrtare, rritje enorme të prekurve me këtë sëmundje janë shënuar nga pasojat post-kovid, si efekte anësore që virusi korona ka shkaktuar në organizmin e pacientëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button