Pacientja e infektuar me ethet hemorragjike po mbahet në mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak të përkeqësimit të lehtë

Pacientja e infektuar me ethet hemorragjike po mbahet në mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak të përkeqësimit të lehtë

Gazetare: Ajnure Bafqari

Pacientja e prekur me ethet hemorragjike kongo-krime po monitorohet në vazhdimësi nga mjekët pasi te ajo mbrëmë për herë të parë është vërejtur gjakderdhje e lehtë. Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stefanoviq, tha se edhe përskaj gjendjes së qëndrueshme, për shkak të gjakderdhjes mjekët janë më vigjilent.

“Sa i përket koleges tonë, e punësuar në klinikën infektive, ajo është në gjendje stabile, është futur në fazën ku pritet paraqitja e gjakderdhjes, të ashtuquajtur fazën hemorragjike. Mbrëmë për herë të parë është vërejtur gjakderdhje e lehtë, që shihet vetëm gjatë fshirjes me letër, nuk është diçka masive. Megjithatë është shenjë se duhet të jemi nën alarmim serioz,” deklaroi Milena Stefanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Stefanoviq, tha se pacientja e prekur me virusin, fillon përdorimin e ilaçit Ribavirin. Ajo nënvizoi se ky ilaç mund  të ketë efekte të padëshiruara, prandaj gjatë mjekimit në vazhdimësi pranë pacientes ka transfuziolog edhe hematolog.

“Në kolegjiumin e klinikës infektive është vendosur  dhe vlerësuar që sot duhet të fillojmë me ilaçin ribevirin, që është sjellë në shtetin tonë…. A duhej më herët, jo nuk duhej më herët, i përmbahemi përvojës së atyre që kanë shëruar më së shumti pacientë në botë, jo vetëm në rajon dhe jo vetëm në rajon lokal…Për fat të keq as në bazë të përvojës e as në bazë të shkrimeve në literaturë… nuk është shprehur me përqindje se cilat janë përfitimet, apo me çfarë përqindje rriten shanset për mbijetesa tek pacientët që trajtohen me dhënien e këtij ilaçi…” tha Milena Stefanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

E pyetur nëse do të shpëtonte 27 vjeçarja nëse ilaçi do ishte në vend, Stefanoviq, tha se pacientja nga Shtipi kishte vdekur disa orë pasi ishte diagnostikuar dhe nuk do të mund të shpëtohej. Ribavirinin tha ajo, nuk e ka në rezerva asnjë shtet, por atë e kanë mjekët dhe organizatat që merren me këto epidemi dhe ndihmojnë kur të paraqiten rastet e tilla. /alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button