Padi për dhunë në Gostivar

Pas një hetimi, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale Dhunim nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

31 vjeçari iakuzuar, banor i Gostivarit, më 27 korrik, duke përdorur forcë dhe kërcënime, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë e cila në momentin e kryerjes së krimit ishte 17-vjeçe. Viktima, përndryshe gruaja e pamartuar e kushëririt të të pandehurit, ka rezistuar gjatë gjithë kohës dhe ka tentuar të arratiset, por ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me goditje boksi dhe tërheqje flokësh.

Prokurori Publik në Gjykatën Themelore në Gostivar ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit.

LEXO EDHE:

Back to top button