Paga minimale është rritur për 2100 denarë

Paga minimale është rritur për 2100 denarë

Gazetar: Ile Petrevski

20.175 denarë, kjo është shuma e pagës së re minimale të cilën e kanë konfirmuar Sindikata, Punëdhënësit dhe Qeveria. Pagesa do të fillojë nga muaji i ardhshëm, pra punonjësit tashmë po punojnë me pagën e re minimale këtë muaj. Krahasuar me lartësinë e mëparshme, tani ka një rritje prej 12 për qind. Qeveria beson se metoda e re e llogaritjes eliminon tensionet dhe argumentet rreth miratimit të një paga të re minimale më të lartë.

“Për vetëm gjashtë vite paga minimale është dyfishuar dhe tani arrin në 20.175 denarë”, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Sindikalistët përshëndetën rritjen e pagës minimale. Ata thonë se zgjidhja sistematike për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale është ndoshta më e mira në rajon, por për nga shuma nuk është kështu.

“Të gjithë punëdhënësit, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, pra qeveria, duhet të gjejnë forcën dhe mënyrën për të harmonizuar pagat e punonjësve të tjerë, në mënyrë që të mos vijë te barazimi ku nuk do të kishin punëtorë shumë të motivuar”, tha Zlatko Cvetkovski LSM.

Biznesi do ta respektojë ligjin, por punonjësit nuk duhet të mjaftohen vetëm me pagën minimale, por duhet të motivohen dhe të fitojnë më shumë. Punonjësit duhet të kenë nxitje për të qenë më efikas në punë.

“Të kemi punëtorë më produktivë, të kemi të rinj që do të jenë më të kënaqur me jetesën në këtë vend dhe të kemi të rinj që do të duan të punojnë në sektorin privat”, deklaroi Vlladanka Trajkovska Organizata e punëdhënësve.

Paga minimale u vendos në vitin 2012 kur u caktua të jetë nëntë mijë denarë. Paga minimale llogaritet në bazë të rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe rritjen e pagës mesatare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button