Paga minimale në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së

" "

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme në rend dite ka ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, me të cilën parashikohet që kjo pagë të rritet nga 15.200 në 18.000 denarë.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se presin që deputetët njëzëri të mbështesin rritjen e pagës minimale.

Marrëveshja për rritjen e pagës minimale është arritur të hënën, pas bisedimeve disaditore mes LSM-së, Qeverisë dhe Organizatës së Punëdhënësve. Sipas marrëveshjes, punëdhënësit do të rrisin pagën minimale, ndërsa shteti do të ndihmojë duke subvencionuar mbulimin e shpenzimeve për kontributet e punëtorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button