" "
Sindikatat njoftojnë aktivizimin e grevave nga e premtja për shkak të shtyrjes së mbledhjes së sotme në Qeveri për rritjen e pagës minimale. Përmes një komunikate për media, LSM bën të ditur se mbledhja është shtyrë nga Qeveria për më 31 janar, gjë që u shkakton zhgënjim për çështje që kanë rëndësi të madhe për të drejtat e punëtorëve. Në fokus të takimit të planifikuar ishte rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë, si dhe vazhdimi i masës për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve./Alsat.mk








