Pajet goditi ndihmës trajnerin e ekipit kundërshtar, dalin pamjet e reja

Marseaj humbi 1:2 ndaj Lens në derbin e xhiros së fundit të kampionatit francez pak ditë më parë. Rezultati i asaj ndeshje ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e pozicioneve të të dyja skuadrave në renditje, kështu që Lens tani është i dyti dhe Marseja në vendin e tretë në Ligue 1. Gjatë ndeshjes ka ndodhur një incident, i cili është regjistruar nga kamerat.

Para se gjyqtari i ndeshjes, Klement Turpin, t’i tregonte kartonin e kuq ndihmës trajnerit të Lens, Janik Kahuzak, ndodhi një përplasje që nxiti reagimin e tij për përjashtimin. Dimitri Pajet, ylli i skuadrës së Igor Tudor, i cili po shikonte se çfarë po ndodhte në atë moment, u ngrit nga stoli, u debatua me Kahuzac dhe më pas e goditi me shuplakë.

Trajneri i Lensit, Frank Haise, kërkoi menjëherë reagimin e gjyqtarit dhe përjashtimin e Pajetit. Ai jo vetëm që nuk mori asnjë ndëshkim, por më vonë hyri në fushë dhe shënoi golin e vetëm të Marsejws në këtë ndeshje

LEXO EDHE:

Back to top button