Pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t’i dërgojnë në Ukrainë

Pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t’i dërgojnë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës po dërgojnë gjithashtu pajisje ushtarake shtesë pas takimit të tyre gjatë javës së kaluar në Gjermani.

Ai tha se grupi prej 50 vendeve po jep secili “kontribut të rëndësishëm për integritetin e Ukrainës”.

“Dua të falënderoj çdo anëtar të atij koalicioni për vazhdimin e kontributit të tyre”, shtoi Biden, raporton cnn.

“Franca, Kanadaja, Britania e Madhe, Sllovakia dhe Norvegjia dhe të tjerët kanë dhuruar sisteme kritike të mbrojtjes ajrore për të siguruar qiellin e Ukrainës dhe për të shpëtuar jetët e civilëve të pafajshëm që janë objektiv i agresionit të Rusisë”, pohoi Biden.

I pari i shtetit amerikan tregoi se cilat vende po dërgojnë armë dhe me çfarë lloj armatimi do të furnizohen trupat ushtarake ukrainase.

Mbretëria e Bashkuar: Tanke Challenger 2

Franca: Automjete ushtarake AMX-10, mjete luftarake të blinduara dhe sisteme kritike të mbrojtjes ajrore

Gjermania dhe SHBA: Tanke Leopard dhe Abrams

Holanda: Raketa Patriot

Polonia: Automjete të blinduara

Suedia: Automjete luftarake

Italia: Artileri

Danimarka dhe Estonia: Howitzers

Letonia: Raketa Stinger

Lituania: Armë kundërajrore

Finlanda: Njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës për sigurinë deri më tani, duke mos specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

LEXO EDHE:

Back to top button