Pallati mbretëror del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Pallati mbretëror del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Kensington Palace ka lëshuar një deklaratë të re në lidhje me shëndetin e Kate Middleton pasi ajo nuk është shfaqur në publik, dy muaj pas kryerjes së operacionit. Një zëdhënës i Pallatit u përpoq të qetësonte publikun pasi spekulimet po përhapen në internet pas operacionit të Kate, mungesës së saj të zgjatur dhe diagnostifikimit të Mbretit Karli III me kancer.

“Pallati Kensington e bëri të qartë në janar kohën për rikuperimin e Princeshës dhe ne do të ofrojmë vetëm përditësime të rëndësishme. Kjo direktivë është e vlefshme”. Zyrtarët, megjithatë, shtuan se Princesha e Uellsit vazhdon të jetë “mirë”. Kate planifikon të kthehet në detyrat mbretërore pas Pashkëve.

Përditësimi vjen pasi komentuesit mbretërorë kanë bërë thirrje që familja mbretërore të jetë më e hapur. Thashethemet po qarkullojnë pas mungesës së Princit William në shërbimin përkujtimor të kumbarit të tij, ish-mbretit Konstantin, për një “arsye personale” të paspecifikuar. Trashëgimtari i fronit britanik u tërhoq nga ceremonia në kujtim të ish-mbretit, i cili vdiq janarin e kaluar, ndërsa babai i tij Mbreti Karli III gjithashtu mungonte teksa trajtimi i tij për kancerin vazhdon.

LEXO EDHE:

Back to top button