(Pamje) Ja çfarë la pas uragani “Ian”
(Pamje) Ja çfarë la pas uragani “Ian”
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në në vite la 2.4 milionë shtëpi dhe biznese në Florida pa energji elektrike, ndërsa niveli i ujit është rritur vazhdimisht.
Era e fuqishme e shoqëruar me shi ka shkatërruar oborret dhe çatitë e shtëpive në shumë zona.
Qytetarët kanë filmuar ambiente të ndryshme, pas prekjes nga uragani shkatërrues, duke treguar makinat e zhytura totalisht në ujë dhe pemë të rrëzuara.
Florida u paralajmëruan se 24 orët më të rrezikshme ishin përpara dhe kryebashkiaku i Tampa u kërkoi njerëzve të strehoheshin në vend gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm.
Si rezultat i situatës së jashtëzakonshme autoritetet kanë shpallur shtetrrethim deri në një njoftim të dytë.
“Ian” tani po vazhdon të lëvizë në veri përmes Floridës, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Jacksonville, me qendër në pjesën verilindore, anuloi të gjitha fluturimet.
Sipas BBC stuhia parashikohet të dalë në Atlantik këtë të enjte dhe pritet të arrijë në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut nesër.
Virginia i është bashkuar gjithashtu Xhorxhisë, Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Floridës duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Bregdeti perëndimor i Kubës u godit nga uragani “Ian” të martën, ndërsa e gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike. Autoritet kanë njoftuar se dy perona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 emigrantë kubanë mendohet se janë zhdukur në det.