Pamje nga bllokimi i rrugëve në Veri, tri auto-ambulanca shihen në vendin e ngjarjes

Pamje nga bllokimi i rrugëve në Veri, tri auto-ambulanca shihen në vendin e ngjarjes

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Siç raporton REL, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Krahas kësaj alarmi i sigurisë është ndezur në Veri të Mitrovicës.

Në disa pamje të publikuara shihet se serbët kanë filluar  vendosin sërish barrikadat.

Aty shihen edhe disa auto-ambulanca.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiq.

Sipas tij kjo është “hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti’. Këtë Ptekoviq thotë se ia ka thënë ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak, të cilin e ka telefonuar.

Ai ka thënë se Pantiq është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje.

LEXO EDHE:

Back to top button