Pamje nga reshjet e mbrëmshme në Tetovë

Pamje nga reshjet e mbrëmshme në Tetovë

Tetova dhe rrethina mbrëmë rreth orës 20:00 janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

Edhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Tetovë, njoftoi se mbrëmë pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Tetovën dhe rrethinën e saj, përveç rrugëve kryesore të qytetit, janë vërshuar edhe bodrumet dhe garazhet e shtëpive.

Nga QMK njoftuan se menjëherë ka filluar edhe ndërhyrja nga institucionet kompetente.

Reshjet e mbrëmshme shkaktuan mbyllje të rrugës që të çon nga stadiumi te kazerma dhe shumë rrugë të tjera.

Përveç rrugëve të qytetit, në gjendje kritike ka qenë edhe fshati Gjermë.

Ndërkohë vërshime kishte edhe në Prilep, Manastir, Vinicë dhe Negotinë. Mbrëmë për shkak të vërshimeve një pjesë e banorëve në fshatin Lazhani të Prilepit, është evakuuar.

LEXO EDHE:

Back to top button