Trump padit Departamentin e Drejtësisë

Trump padit Departamentin e Drejtësisë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të bllokojë hetimin e Departamentit të Drejtësisë për dosjet e sekuestruara nga shtëpia e tij gjatë kontrollit të FBI-së.

Në një padi të ngritur, ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët morën nga Mar-a-Lago në Florida këtë muaj.

Trump po hetohet për tre akuza, ku më e rënda është një shkelje e Espionage Act, praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare si dhe për tentativën për të penguar hetimet.

FBI gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar- A – Lago të Floridës, kanë sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme, disa prej të cilave të klasifikuara si “top Secret”, të tjera gjithsesi të rezervuara.

LEXO EDHE:

Back to top button