Pamje nga zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

E PËRDITËSUAR: Shuhet zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup
Mbrëmjen e sotme, respektivisht rreth orës 21:30, zjarri ka kapluar ndërtesën në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, shkruan Alsat. Në terren tashmë janë prezent edhe ekipet e zjarrfikësve, ndërkaq për momentin nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Ekipi i Televizionit Alsat vazhdon të mbetet në terren.