Shuhet zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Ekipi i Televizionit Alsat nga terreni njofton se zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, respektivisht në të ashtuquajturën “Rruga e Avokatëve” është shuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një shtëpi të braktisur, e cila është shkrumbuar tërësisht. Zjarri nisi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, ndërkaq në terren kishte edhe automjete të zjarrfikësve. Për momentin autoritetet nuk raportojnë për viktima apo të lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button