Pamje spektakolare të Tokës, NASA publikon foto të reja nga hapësira

Agjencia amerikane e hapësirës NASA dje publikoi në rrjetin social X disa fotografi të reja me rezolucion të lartë të Tokës.

“Në këtë imazh të Tokës të marrë nga ekuipazhi i Artemis II, mund të shohim dritat elektrike të aktivitetit njerëzor. Në pjesën e poshtme djathtas, rrezet e diellit ndriçojnë skajin e planeti”, njoftoi angjencia, përmes rrjetit X.

 

“E shohim planetin tonë në tërësi, të ndriçuar me nuanca spektakolare blu dhe kafe. Aurorat e gjelbra ndriçojnë madje edhe atmosferën. Kjo jemi ne, së bashku, ndërsa ndjekim astronautët tanë në udhëtimin e tyre drejt Hënës,” shtuan ata.

Kapsula Orion do të udhëtojë rreth 6.400 kilometra përtej Hënës dhe të hënën do të kalojë pranë saj, që është momenti i radhës i madh i misionit, i cili do ta çojë ekuipazhin rreth 406.000 kilometra në hapësirë përpara se të kthehet në Tokë.

Rekordi aktual për fluturimin më të gjatë në hapësirë është rreth 400.000 kilometra, i vendosur në vitin 1970 nga anëtarët e misionit hënor Apollo 13.

Megjithëse astronautët nuk do të zbresin në Hënë, misioni Artemis II hap rrugën për zbarkimet e ardhshme dhe njëkohësisht vendos bazat për dërgimin e një ekuipazhi në Mars.

Misioni më herët ishte shtyrë për dy muaj për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit dhe bllokimit të tubave të heliumit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button