Pamje të frikshme nga Kievi: Bilanci i viktimave rritet, Rusia godet sërish Ukrainën

Shkon në 22 numri i të vdekurve dhe në 87 ai i të plagosurve si pasojë e sulmeve të fundit me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Rusia në Ukrainë. Goditjen më të rëndë e ka pësuar Kievi. Kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit bëri të ditur se 15 persona janë vrarë, ndërsa 58 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, në rajonin e Kievit janë konfirmuar edhe shtatë viktima të tjera ndërsa 29 persona janë plagosur, mes tyre edhe katër efektivë të ekipeve të shpëtimit. Autoritetet ukrainase vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura, ndërsa bilanci i viktimave pritet të ndryshojë.

LEXO EDHE:

Back to top button