Pandemia, mbi 3 mijë të rinj kanë humbur punën


Nga mbi 15.000 personat, të cilët kanë mbetur pa punë në prill dhe në maj për shkak të Pandemisë, çdo i katërti është i ri nën moshën 29 vjeçe. Këtë e tregon analiza e bërë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas LSM-së, rreth 3.300 persona nën moshën 29 vjeçe janë pushuar nga puna si pasojë e krizës. U bëjnë thirrje kompetentëve që të kenë vesh për të rinjtë meqë papunësia e të rinjve në vend arrin 35% dhe është më e larta në Evropë.

https://www.youtube.com/watch?v=xvCXxNVSzRw

Kërkojmë që të dëgjohet zëri ynë, kërkojmë nga të gjithë faktorët në shoqëri jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe reale të sigurojnë mbrojtje më të madhe të të drejtave të punëtorit, të sigurojnë vende të sigurta të punës për të rinjtë, siguri më të madhe sociale dhe ekonomike, por edhe gjithë-përfshirje në procesin e krijimit të politikave rinore– deklaroi Irena Ivanovska – kryetare e Seksionit për të rinjtë në LSM.

Nga ana tjetër, Agjencia e Punësimit nuk del me të dhënat zyrtare për numrin e të papunëve në dy muajt e fundit. Të dhënat e publikuara në faqen e internetit janë nga muaji mars deri në maj, ku shifra e të papunëve është rritur për 15.300 persona. Alsat-i disa herë kërkoi përgjigje nga Agjencia e Punësimit se kur do të dihet se sa persona janë pushuar nga puna në qershor dhe korrik, por nuk kemi përgjigje konkrete. Publikimin e numrit të personave të papunë si pasojë e krizës së koronës e praktikojnë thuajse të gjitha vendet e botës. Britania e Madhe e fundit publikoi se kanë 220 mijë të punësuar më pak në tremujorin e dytë, derisa në Bosnjë numri i të papunëve është ngjitur në 32 mijë persona.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button