Pandemia, realizohen fluturime “për askund”

Njerëzve të cilëve gjatë pandemisë u mungon entuziazmi i fluturimit me aeroplan për shkak të kufizimeve të udhëtimit, kanë gjetur një mënyrë të re për ta bërë këtë. Ata ngjiten në aeroplan për një “fluturim për askund”. Pasi bëjnë një xhiro në qiell, ata aterojnë në të njëjtin vend nga i cili janë nisur. Kompanitë e fluturimit e kanë shndërruar këtë edhe në biznes turistik. Pilotët fluturojnë në një lartësi më të vogël dhe me shpejti më të ulët për t’ju dhënë pasagjerëve mundësinë të shijojnë pamjen nga lart. Para hyrjes në aeroplan pasagjerëve u matet temperatura dhe janë të detyruar të mbajnë maskën, por nuk u imponohen kufizime të tjera. Ky lloj i fluturimeve është bërë i njohur veçanërisht në Japoni dhe Australi por së fundmi edhe në Evropë. Kritikat më të shpeshta vinë nga ambientalistët të cilët thonë se shkaktohet ndotje pa nevojë e ambientit.