Georgievska: Ndotja e ajrit do të rrëndojë edhe më shumë situatën me Kovid-19

Në kuadër të emisionit të sotëm “Programi 200”, Nevena Georgievska nga Iniciativa qytetare “O2” paralajmëron se dimri i ardhshëm mund të jetë një periudhë shumë kritike.  Sipas saj pandemia me Kovid-19 dhe ndotja e madhe e ajrit do të përkeqësoj gjendjen e qytetarëve më të ndjeshëm.

Georgievska shton më tej se ndotja e ajrit është shkak për ndotjen edhe të tokës dhe se problemet të cilat nuk po gjejnë zgjidhje tani, po mbeten barrë për gjeneratat e ardhshme.

Ajo që po e lëmë për gjeneratat e ardhshme, është një problem tejet i madh. Një tokë kaq e ndotur dhe ne nuk reagojmë, po krijojmë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme të cilat do të kenë më vështir të ballafaqohen me këtë problematikë,  sesa në rast se ne që tani fillojmë të reagojmë”, tha Georgievska.

LEXO EDHE:

Back to top button