Pandemia, vonojnë masat ekonomike

Kompanitë nuk do të kenë kohë që të aplikojnë për ndihmë shtetërore nëse Kuvendi nuk e miraton urgjentisht propozim-ligjin për ndihmë financiare për pagesën e rrogave. Kontabilistët i bënë thirrje Qeverisë që të miratojë zgjidhje ligjore me kohë në mënyrë që ekonomia të ketë kohë të mjaftueshme për t’i mbledhur dokumentet e nevojshme, sepse afatet janë të shkurtra. Pakoja e re e ndihmës mund të mos arrijë në kohë.

- Advertisment -

“Ligji për mbështetje financiare për pagimin e pagave të tetorit, nëntorit dhe dhjetorit nuk është miratuar ende. Kërkesa për marrjen e ndihmës financiare do të duhet të dorëzohet më së voni deri më 7 nëntor, ndërsa që të mund të dorëzohet do të duhet të bëhen përllogaritjet për të ardhurat e realizuara dhe të sigurohen të gjitha dokumentet e nevojshme- deklaroi Aleksandra Andreeva -Oda e Kontabilistëve.

 Nga Lidhja e Odave Ekonomike  kërkojnë zgjidhje ligjore të definuara, në mënyrë që të mos ketë keqinterpretim si në dekretet e mëparshme.

“Me dekretin e fundit, ministrja e Financave doli dhe shpjegoi se punëdhënësit mund të paguajnë 50 dhe 70 për qind, që është absolutisht ashtu, ndërsa tre muaj më vonë dolën disa spekulime në opinion se nga DAP-i do të bëhen kontrolle për kompanitë që nuk i kanë paguar pagat e plota- pohoi Blagoja Grozdanov – Oda e Kontabilistëve.

 Propozim-ligji për mbështetje financiare për lëshimin e pagave do të miratohet me procedurë të shkurtuar në Kuvend, por ende nuk është në rend dite. Ky ligj është pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike të destinuara për kompanitë. Ndihma do t’u jepet atyre që në muajt e fundit kanë ulur të ardhurat prej 40 për qind ose më shumë. Në varësi të rënies së të ardhurave, ndihma do të shkojë nga 14,500 deri në 21,770 denarë për të punësuar.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button