Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse sa kjo aktuale, paralajmëron ekspertja britanike

Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e COVID-19, ka paralajmëruar një nga krijuesit e vaksinës Oksford-AstraZeneca.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, profesoresha Dame Sarah Gilbert, duke mbajtur Leksionin e 44-të të Richard Dibleby, tha se do të duhej të shtoheshin fondet për të krijuar gatishmëri nga ndonjë pandemi e mundshme në mënyrë që të mos humben avancimet e bëra.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron.

Ekspertja shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa të dihet më shumë për të.

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetra mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, ose më vdekjeprurëse, ose të dyja”, ka thënë Gilbert.

“Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar, dhe më pas të zbulojmë se humbjet e mëdha ekonomi që kemi pasur do të bëjnë që të mos kemi fonde për gatishmëri ndaj pandemive”, shtoi ajo.

“Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin”, u shpreh ekspertja britanike.

LEXO EDHE:

Back to top button