Papa: E tërë Evropa duhet ta ndajë përgjegjësinë për emigrantët

Të gjitha vendet evropiane duhet ta ndajnë përgjegjësinë për marrjen e emigrantëve dhe për t’i ndihmuar ata që të integrohen, tha të mërkurën Papa Françesku, duke u bërë thirrje shteteve që ta hapin “derën e zemrës”.

Duke folur në fjalimin e tij javor, Papa Françesku, që mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve e ka bërë shtyllë të mandatit të vet, tha se arriti t’ua prektem emigrantëve “humanitetin e lënduar” gjatë udhëtimeve në Qipro e Greqi këtë muaj.

“Unë gjithashtu pata mundësi të shoh se si vetëm disa shtete evropiane janë duke e mbajtur pjesën më të madhe të pasojave të fenomenit të emigrimit në zonën e Mesdheut”, tha Papa Françesku.

“Në realitet, kjo kërkon përgjegjësi të ndarë për të gjithë dhe nga e cila asnjë vend nuk mund të tkurret, sepse është problem i njerëzimit”, shtoi ai.

Shtetet si Qiproja, Italia, Greqia dhe Malta për një kohë të gjatë u kanë bërë thirrje vendeve të tjera që ta ndajnë përgjegjësinë për emigrantët që po kalojnë nëpër Detin Mesdhe nga Afrika Veriore.

Ministrja italiane e Punëve të Brendshme, Luciana Lamorgese, muajin e kaluar, kur 800 emigrantë u shpëtuan nga Mesdheu, tha: “Këta njerëz duhet të shpëtohen, por është jashtëzakonisht e padrejtë që duhet të jetë vetëm Italia vetëm pse është vendi i parë në territorin tokësor të Evropës.”

LEXO EDHE:

Back to top button