Papa Françesku: Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar

Aktet e fundit terroriste në Vjenë dhe Nicë janë një përpjekje për të minuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar, tha Papa Françesku të mërkurën.

- Advertisment -

Gjatë audiencës së tij javore, Françesku tha se format gjithnjë e më mizore të terrorizmit po përhapen në Evropë, duke përmendur në mënyrë specifike sulmet në Austri dhe Francë.

Udhëheqësi i 1.3 miliard katolikëve në botë i quajti ato “ngjarje të mjerueshme, të cilat përpiqen të minojnë – me dhunë dhe urrejtje – bashkëpunimin vëllazëror midis feve”.

Në Vjenë, një sulmues të hënën, vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

Javën e kaluar, një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”.

LEXO EDHE:

Back to top button