Jakup Krasniqi pritet të transferohet në Hagë

Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi pritet të transferohet në Hagë. Informacionin e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, i cili ka deklaruar se aktakuza ndaj Krasniqit është konfirmuar dhe pritet dërgimi i tij para Gjykatës Speciale.

Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje. Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme – u shpreh Valon Hasani, Avokat.

Përveç shtëpisë në Prishtinë, Krasniqi është bastisur edhe në shtëpinë tjetër në fshatin Negrovc të Drenasit e cila rezulton të jetë vendlindja e tij. Reagimet e para ndaj bastisjes erdhën nga partia të cilës i takon. Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi u bëri thirrje institucioneve që të jenë të gatshme për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Ai tha se UÇK-ja po sulmohet përmes Gjykatës Speciale, e jo individët.

Bastisja është duke u bërë nga Dhomat e Prokurorisë së Specializuar. Kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme. Jakup Krasniqi gjithë jetën e tij ia ka kushtuar drejtësisë. Këto skena që po i shohim janë të panevojshme dhe traumatike. Ne jemi të bindur se askush dhe asgjë nuk mund të njollosë jetën e zotëri Krasniqit, pasi lufta e UÇK ka qenë akti më i lartë i Kosovës – tha Bilall Sherifi, Sekretar i Përgjithshëm i Nismës.

Kryeministri i Kosovës, Avdulallah Hoti ka reaguar ndaj bastisjes së EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. “Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti. Ndërkohë mediat në Kosovë kanë raportuar për e dosjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale e cila kërkon prova shtesë për hetimin dhe akuzën ndaj Thaçit. Bastisja në shtëpinë e ish presidentit Jakup Krasniqi vjen pas ftesës së presidentit aktual në Hagë, Hashim Thaçi dhe intervistimin e disa ish pjesëtarëve të UÇK-së si të dyshuar për krime lufte. Në intervistë disa orëshe në Zyrat e Eluxit në Kosovë ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Adrian Kerimi

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button