Papa Françesku paralajmëroi: Edhe murgeshat shikojnë p**n*grafi, është e keqe

Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke shpjeguar se kjo “dobëson zemrat e priftërinjve”.

Papa po u përgjigjej pyetjeve në Vatikan se si të përdoren më mirë mediat dixhitale dhe sociale.

Sipas tij, pornografia është “ves për shumë njerëz, madje edhe për priftërinjtë dhe murgeshat”.

“Djalli hyn atje,” tha ai.

Sa i përket rrjeteve sociale, ai tha se duhet t’i përdorim ato, por nuk duhet të humbim shumë kohë në to.

“Një zemër e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik,” tha ai.

Ai i këshilloi të pranishmit se ishte “më së miri ta fshinin atë nga telefonat e tyre” në mënyrë që të mos tundoheshin.

Mësimi i kishës e sheh pornografinë si një ofendim kundër pastërtisë së shpirtit.

LEXO EDHE:

Back to top button