Papa Françesku për Ukrainën: Zgjidhini tensionet me dialog, jo me armë
Papa Françesku ka kërkuar që tensionet për Ukrainën të zgjidhen me dialog dhe jo me armë.
Mediat e huaja shkruajnë se gjatë lutjes Papa ka kërkuar që kjo Krishtlindje të sjellë paqe në Ukrainë.
“Tensionet në Ukrainë duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me armë. Armët nuk janë rruga. Jam i pikëlluar kur dëgjoj se vitin e kaluar, më shumë armë ishin prodhuar nga tregtarët e armëve se një vit më parë. Le të sjellë paqen në Ukrainë kjo Krishlindje e Zotit,”– tha Papa Françesku.
Gjithashtu Papa Françesku u lut për kishat, komunitetet fetare dhe njerëzit e saj dhe për viktimat e tornadove në Shtetet e Bashkuara.








