Papu Gomez: Do t’i bëja të gjitha përsëri

Papu Gomez ka përfunduar transferimin e tij nga Atalanta në Sevilja, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2024. Është raportuar se marrëveshja do të jetë 5.5 milion euro plus bonuset deri në 2.5 milion euro. Ai u tha gazetarëve të “Sky Sport Italia” se nuk ishte penduar për largimin e tij.

 

Unë do t’i bëja të gjitha përsëri,” transmetojnë fjalët e Gomezit mediat italiane.

 

Gomez u largua pasi shënoi 59 gola me 71 asistime në 252 ndeshje për Atalantan, por një përplasje e fundit me trajnerin XhianPiero Gasperini nxiti largimin e tij. Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button