Siti demolon WBA-në dhe merr kreun e Premierligës

Mançester Siti me shumë lehtësi arriti që të mposht Uest Bromuiç Albionin me rezultat 5-0. I pari që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes ishte Gundogan në minutën e 6’, duke shënuar pas asistimit të Zhoao Kanselos. Ky i fundit rriti epërsinë në 2-0 në minutë e 20-të. Vetëm 10 minuta më vonë Gundogan shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Sitin.

 

Dhe në fund të pjesës së parë, Mahrez shënoi golin e katërt me çka u hoqën të gjitha dilemat se kush do të jetë fitues në këtë përballje. Ndërkohë goli i fundin e mban emrin e Sterlingut, që ishte preciz në minutën e 57-të për 5-0 prë “qytetarët”. Me këtë fitore, Man. Siti u ndal në vendin e parë në Premierligë me 41 pikë, një më shumë se sa përcjellësi më i afërt, Man. Junajted.

 

LEXO EDHE:

Back to top button