Papunësia ulet, por mbi 90 mijë qytetarë mbeten pa punë

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në mënyrë informale arriti në mbi 100 mijë që është një rritje prej 7.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rritja e të punësuarve në të zezë është rritur në bujqësi, pylltari dhe peshkatari, ku janë të regjistruar 51,487 persona, ose 51% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në të zezë. Rreth 17.2% e këtyre të punësuarve janë të përqendruar në ndërtimtari.

Qytetarët thonë, nuk ka kontrolle nga Institucionet përgjegjësit dhe është dështim i sistemit shtetëror.

Ajo është rezultat i dështimit të sistemit shtetëror, që nuk arrin  të bëjë mbikëqyrje dhe kontrollim të gjitha  bizneseve mikro dhe makro. Jo assesi ajo ul nivelin e sigurimit dhe nuk mund të pranohet ajo. Të gjithë janë fajtor këtu, shkaku se këtu nis problemi që në krye dhe është ç’regullim zinxhiror. – Qytetar.

Çka të ju them punojnë, çka mund të  ju bëjë unë, nuk po bënë shteti asgjë e ne. Edhe punëdhënësi në njërën anë por shteti pse nuk i kontrolluan. Jo për vete nuk e pranoj, ndonjëri e pranon ashtu e ka jetën. – Qytetar.

Nuk është mirë, por skanë njerëzit se si të mbijetojnë disi, pjesa e madhe punon në të zezë në Maqedoni kjo është e njohur. Pak pronarët pak punëtorët, por duhet të mbijetohet, shteti duhet të ndërmarr diçka të i lehtësoj pronarët. Nuk është e mirë, nuk ke sigurim shëndetësor, nuk ke pension. Nuk do pranoja por të rinjtë pranojnë gjithçka. – Qytetar.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se mbi 90 mijë qytetarëve në moshë pune janë të regjistruar si të papunë. Nga numri i përgjithshëm i të papunëve 63.6 për qind janë burra ndërsa 36.4 për qind janë gra. Papunësia nga ana tjetër është ulur për 1,5 për qind brenda këtij viti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button