Paqartësi nëse do të vazhdojë rritja e PBV-së

Paqartësi nëse do të vazhdojë rritja e PBV-së

Gazetare: Andrea Çobanova

Rritja prej 2.1 % e Prodhimit Bruto Vendor (PBV) është më e mirë se sa pritej, por kjo duhet të merret me rezervë sepse nuk dihet nëse kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, shprehen ekspertët e ekonomisë. Ndonëse ndërtimtaria kishte rritje prej 13 %, nga ana tjetër, investimet kanë pësuar rënie 20 %. Profesor Branimir Jovanoviq konsideron se kontributin më të madh në rritjen e PBV-së e ka pasur zvogëlimi i importit.

“Ajo që e shtyn më shumë rritjen është rënia e importit. Rezulton se në vendin tonë rritja e Prodhimit Bruto Vendor, përkatësisht në Maqedoni është rritur sepse është ulur importi. Tani cila është arsyeja e asaj rënie të importit duhet të shihet më tej, por mund të jetë sepse vitin e kaluar në këtë kohë lufta tashmë kishte filluar dhe për shkak të kësaj kishte import të madh të burimeve energjetike dhe për rrjedhojë ka import të madh të karburantet dhe derivatet e naftës kurse këtë vit pësoi rënie”, deklaroi Branimir Jovanoviq, profesor universitar.

Enti Shtetëror e Statistikave për tre muajt e parë të vitit ka llogaritur se krahas sektorit të ndërtimit, i cili ka shënuar rritje prej 12,7 %, rritje ka pasur edhe tregtia me pakicë, transporti, objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor. Nga ana tjetër, ka rënie prej 22 % në investimet bruto të shtetit dhe të kompanive si dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve prej 4,3 %. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button