Para ose pas buke, cilat ilaçe merren para buke dhe cilat pas buke?

Para ose pas buke, cilat ilaçe merren para buke dhe cilat pas buke?

Gazetare: Arta Sefadini

Mjeku ose farmacisti juaj ju jep rekomandimet e duhura se sit ë përdorni një ilaç. A është më mire para ose pas buke kjo varet prej ilaçit, shkruan Alsat.

Disa medikamente duhet të merren me ushqim për të parandaluar shqetësimet e lukthit, ndërsa ilaçet tjera duhet të merren me stomakun bosh për të pasur përthithje më të mirë.

“Disa medikamente sugjerohen të merren pas ngrënies për shkak të efekteve të tyre anësore, ose për shkak të efektit absorbues të vetë ilaçit. Disa barna kërkojnë një mjedis me aciditet më të lartë, disa me aciditet më të ulët. Dallimi në aciditetin ose gjendjen në stomak çon në një ulje të efektivitetit të ilaçit.” – thotë Enes Jusufi, magjistër i farmacisë.

Për cilat sëmundje sugjerohet marrja e barnave me stomakun bosh?

“Këto janë ilaçe që përdoren për të mbrojtur mukozën e lukthit, janë ilaçe që rregullojnë aciditetin në lukth. Kjo bëhet me qëllim kalimin barrierën e lukthit dhe për të filluar të aktivizohet përmes zorrëve të holla. Kur fillojmë të gëlltisim ushqimin, medikamentet fillojnë të japin sinjale që duhet prodhuar acide dhe enzima për të tretur ushqimin. Ato rekomandohen patjetër të përdoren para ngrënies.”

Ilaçe që rekomandohen të merren me ushqim janë disa antibiotikë, ilaçe anti-inflamatore josteroide (NSAID), disa qetësues dhimbjesh si ibuprofeni, ose disa ilaçe kundër depresionit.

Medikamente që zakonisht rekomandohen për t’u marrë me stomakun bosh përfshijnë disa antibiotikë, medikamente për tiroidet dhe disa ilaçe për osteoporozën si alendronate, ilaçe për refluksin e acidit, apo suplementet e hekurit. Edhe pse ka medikamente që merren me stomakun bosh, rreth 90% e ilaçeve merren pas ushqimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button