Paraburgim për shkupjanin që kultivonte marijuhanë në ballkon

Gjykata i ka caktuar paraburgim 30 ditor shtetasit Gjorgji Gajdovit 33 vjeçar banues në Shkup i dyshuar për përpunim dhe tregti me lëndë narkotike. Prokuroria Publike ka njoftuar për hapjen e hetimit kundër të dyshuarit Gajdov, në banesën e të cilit dy ditë më parë policia zbuloi laborator për përpunimin e kanabisit. Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar mbi 150 rrënjë kanabis, paketime të gatshme për treg, degë të lëndës narkotike në proces tharjeje dhe disa saksi në fazën fillestare. Laboratori i dytë ka qenë i improvizuar në banesën e gjyshit tij. I dyshuari është person i njohur për policinë i cili posedon precedent penal për disa vepra që lidhen me përpunimin dhe tregtinë me lëndë narkotike.

LEXO EDHE:

Back to top button