Zjarri në Tetovë, ekspertët gjermanë ndihmojnë autoritetet hetuese

Ekipi i ekspertëve gjermanë që në mëngjes kanë dalë në vendin ku një javë më parë nga djegia e spitalit modular në Tetovë humbën jetën 14 persona. Hetimet e tyre bazohen në aspektin forenzik por edhe me fotodokumentim të rastit.

Ekipi gjerman i shërbimit kriminalistik është i përbërë nga katër persona, dy specialistë të forenzikës  për hetime të zjarrit dhe dy teknikë krimi për matje laserike të hapësirave dhe fotodokumentim. Gjermanët pritet të qëndrojnë në vend disa ditë.

Prokuroria nga ana tjetër nuk jep detaje si do të veprohet sot e tutje në hetimin e përbashkët që zhvillohet nga ekspertët gjermanë dhe prokurorët vendorë. Ditë më parë, prokuroria republikane njoftoi për zgjerimin e hetimeve, duke kërkuar kështu dokumentacion nga Ministria e Punës dhe politikës Sociale, nga Spitali i Tetovës por edhe nga dy kompanitë që kanë ndërtuar spitalin modular “Brako” dhe “Tom dhe Ari”.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button