KSI pa vendim për masa të reja anti-Kovid

Masat aktuale kundër koronavirusit, mbeten në fuqi në gjithë territorin e vendit. Paralajmërimet e djeshme të ministrit në dorëheqje të Shëndetësisë I cili kishte shkruar se derisa paraqitet nevoja, do të vendosen masa të reja shtesë,  nuk kanë qenë pjesë e diskutimit të sotëm në mbledhjen e rregullt me drejtorët e Klinikave. Filipce tha për Alsat se nuk dihet se cilat do të ishin masat e ardhshme shtrënguese nëse gjendja me virusin përkeqësohet. Një paralajmërim I tillë erdhi pas konstatimit se virusi për momentin ka qarkullim të gjerë dhe se periudhës së ardhshme pritet të ketë më shumë të shtruar në spitale. Numri I rasteve aktive për momentin në vend është mbi 13,000. Qytetet me më shumë raste aktive janë Shkupi, Tetova dhe Kumanova,

LEXO EDHE:

Back to top button