Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruan një sërë marrëveshjes

Kabineti qeveritar i Zoran Zaevit dhe ai i Albin Kurtit, në përbërje të plotë, realizuan seancën e parë të përbashkët dhe firmosën një sërë marrëveshjesh të cilat thanë se do t’i realizojnë gjatë mandateve të tyre.

U firmos marrëveshje për bashkimin e dy autostradave në Bllacë në kuadër të ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë, marrëveshje për studim fizibiliteti për rrugën Prizren-Tetovë për të cilën do të formohet grup i përbashkët pune, për vendkalime të përbashkëta kufitare, për projekt të përbashkët skijimi i cili do ta lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit si dhe për projekteve me mbështetjen e programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjetikës, kulturës dhe të tjera. Kryeministri Zoran Zaev tha se Maqedonia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

 “Na lidhin shumë interesa të përbashkëta, prandaj edhe ekonomitë tona të cilat sipas strukturës por edhe sipas kritereve themelore të funksionimit, janë të lidhura njëra me tjetrën. Pikërisht, në këtë seancë të parë të përbashkët në plan të parë i vendosëm marrëveshjet dhe memorandumet për lidhje infrastrukturore të vendeve tona, me qëllim që ta lehtësojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin ekonomik dhe komunikimin.”- deklaroi Zoran Zaev.

Kryeministri i Kosovës Kurti beson se kabineti i tij ka kapacitet për realizimin e tyre projekteve.

 “Unë jam i bindur që të gjitha këto marrëveshje do të zbatohen. Mbase do të fillojmë të zbatojmë edhe marrëveshje që të tjerët i kanë lënë e që kanë qenë të mira. Meqenëse jemi në fillim të mandatit tonë jam i bindur se nuk do të ketë nevojë që në përfundimin e tij të flasim për moszbatim por vetëm për të arriturat tonë të përbashkëta.”- pohoi Albin Kurti.

Në kohën që Zaev dhe Kurti zhvillonin takimin tet a tet, ministrat zhvilluan takime në kuadër të sektorëve të tyre.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button