Kurti: “Ballkani i Hapur” nuk rrezikon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mendon se qëndrimet e kundërta mes tij dhe Zaevit për nismën “Ballkani i Hapur” nuk rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe as zbatimin e marrëveshjeve. Ai mbetet në qëndrimin se nismat pa BE-në nuk meritojnë mbështetje.

Si Republikë e Kosovës ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian e të cilat janë nga Bashkimin Evropian. Natyrisht se të gjitha këto marrëveshje që i kemi nënshkruar, asnjëra prej tyre nuk mund të cënohet në zbatim pavarësisht dallimit që mund ta kemi- deklaroi Albin Kurti.

 Nëse rajoni bashkëpunon me shumë, integrimi është më afër, tha kryeministri Zaev.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ndërton qëndrimet e veta. Ne i respektojmë ato qëndrime. Si njeri jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve dhe dëshmi për këtë kam Marëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës. Besoj fort që Ballkani duhet të ketë dialog, bisedime dhe të arrijë marrëveshje, sepse siç tha edhe kryeministri Kurti, në këtë mënyrë do të evropianizohemi më shumë, do ta avancojmë bashkëpunimin rajonal dhe do ta përshpejtojmë rrugën drejt BE-së- pohoi Zoran Zaev.

Ndërkaq kryeministri shqiptar Rama ka ashpërtsuar retorikën ndaj Kosovës. Sipas tij Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione kurse mospajtimet duhet të trajtohen me respekt nga palët përkatëse. Rama tha se ata që mbështesin “Ballkanin e Hapur” nuk duhet të shpallen tradhëtarë.

 “Ballkani i hapur nuk është një lojë e Serbisë. Nuk është as një konspiracion rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë, siç nuk është assesi një divijim nga rruga e anëtarësimit nga Bashkimi Evropian apo nga korniza e procesit të Berlinit. Të gjitha këto janë përrala me gogol për të treguar pranë zjarrit dixhital në një luftë nga kolltuku dhe nga facebooku.”- tha Edi Rama.

Pjesë e Ballkanit të Hapur mbeten vetëm tre shtetet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button